PLATFORMA PËR DENONCIMIN E DHUNËS NDAJ GRAVE NË POLITIKË
Kjo platformë shërben për të denoncuar dhunën ndaj grave në politikë.
Ne kemi dy mekanizma të gatshëm për raportimin e dhunës ndaj grave në politikë – Numër telefonik pa pagesë dhe Formular online.
Mos heshtni, raportoni incidentin dhe ndihmoni të ndalohet kjo sjellje e papranueshme. Le të punojmë së bashku për të krijuar një mjedis politik të sigurtë dhe të barabartë për të gjithë!
Raporto dhunën duke plotësuar formularin online
Denonco dhunën në numrin pa pagesë
#stopVAWP
Kjo faqe interneti është përgatitur dhe zhvilluar nga “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim” me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, dhe ka për qëllim monitorimin dhe raportimin e dhunës ndaj grave në politikë. Faqja fillimisht u ndërtua për të mbledhur të dhëna për incidentet e dhunës ndaj grave gjatë periudhës së zgjedhjeve vendore 2023, nga 1 prilli deri më 30 maj. Aktualisht, faqja vazhdon monitorimin dhe është funksionale për raportimin e dhunës ndaj grave në politikë.
Dhuna ndaj grave në politikë
Dhuna ndaj grave në politikë i referohet përdorimit të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale ndaj grave që janë të angazhuara në aktivitete politike, duke përfshirë kandidimin apo/dhe fushatën zgjedhore, gjatë votimit dhe mbajtjes së posteve. Kjo lloj dhune është një formë e dhunës me bazë gjinore që synon të frikësojë, kontrollojë si edhe të largojë zërin e gruas nga jeta politike.
Në Shqipëri, dhuna ndaj grave në politikë është një problem domethënës. Gratë që angazhohen në politikë, veçanërisht ato që sfidojnë status quo-në ose mbajnë poste pushteti, shpesh janë objekt i ngacmimeve, kërcënimeve dhe dhunës fizike. Kjo dhunë nxitet nga qëndrimet patriarkale dhe një kulturë mosndëshkimi që u lejon autorëve të veprojnë pa frikë nga pasojat.
Sipas një raporti të vitit 2019 nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), gati 80% e grave në politikë në Shqipëri kanë përjetuar një formë dhune, ngacmimi ose frikësimi. Raporti zbuloi gjithashtu se gratë që janë të përfshira në politikë në nivel vendor janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dhunës, pasi ato shpesh kanë më pak burime dhe më pak mbështetje sesa homologet e tyre në nivel kombëtar.
Përpjekje për të trajtuar dhunën ndaj grave në politikë në Shqipëri.
Në vitin 2019, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj për dhunën në familje që përfshinte dispozita për mbrojtjen e grave në politikë. Megjithatë, duhet bërë më shumë për të siguruar që gratë në politikë në Shqipëri të mund të marrin pjesë në procesin politik pa frikë nga dhuna apo frikësimi. Kjo përfshin forcimin e ligjeve, ofrimin e shërbimeve mbështetëse për viktimat dhe ndryshimin e qëndrimeve kulturore ndaj grave në politikë.
Në vitin 2022 Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, publikoi në Tiranë një studim mbi dhunën ndaj grave në politikë. Studimi zbuloi se dhuna ndaj grave shqiptare të angazhuara në politikë është shtrirë gjerësisht në partitë ku ato bëjnë pjesë. Sipas studimit, mbi 55 për qind e të anketuarve pohuan se kanë ndeshur shpesh gjuhën poshtëruese dhe lajmet e rreme, të cilat i cilësojnë si ngjarje të zakonshme e jetës politike në Shqipëri. Gjuha poshtëruese dhe lajmet e rreme godasin më shumë gratë sa i takon gjinisë, moshës, statusit social dhe ekonomik.
RAPORTONI
në numrin jeshil pa pagesë
Dhuna ndaj grave në politikë manifestohet në mënyra të ndryshme
Dhunë fizike: vrasje, rrëmbime, rrahje, shpesh me qëllimin për t’i detyruar gratë të tërhiqen nga jeta politike.
Dhunë seksuale: ngacmimi seksual, avancime të padëshiruara dhe sulm seksual, përdhunimin, kërcënime me natyrë seksuale, imazhe të modifikuara pornografike apo të seksualizuara, me qëllimin për t’i vënë në dyshim publikisht kompetencat e grave dhe për t’i turpëruar ato.
Dhunë psikologjike: kërcënime, dëmtimin e reputacionit, përndjekjen, abuzimin online, si dhe dhunën ekonomike si mohimi i pagës apo financimit politik dhe vjedhja ose dëmtimi i pasurisë.
Dhuna ndaj grave në politikë ka tre karakteristika të veçanta:
- Shënjestron gratë për shkak të gjinisë së tyre
- Mund të jetë gjinore në formë
- Impakti i saj është dekurajimi i grave për pjesëmarrjen në veprimtari politike
Viktimat dhe të mbijetuarat e Dhunës ndaj Grave në Politikë përfshijnë gra që kanë poste politike, gra kandidate dhe aspirante, mbështetëse politike, votuese, nëpunëse dhe vëzhguese të zgjedhjeve, nëpunëse publike dhe të qeverisë. Gratë që përballen me diskriminimin e shumëfishtë dhe ndërsektorial (për shembull mbi bazën e moshës, etnicitetit, orientimit seksual dhe identitetit gjinor), si dhe gratë me pikëpamje të caktuara politike apo të lidhura me aktivizmin e të drejtave të njeriut, janë më vulnerabël ndaj dhunës.
Dhuna Ndaj Grave në Politikë mund të ushtrohet offline dhe online, si publikisht ashtu edhe privatisht, nga politikanë të tjerë, pjesëtarë të elektoratit, familjarë dhe të huaj, votues, udhëheqës tradicionalë dhe fetarë, kundërshtarë politikë dhe anëtarë të partive politike, media dhe gazetarë, ose aktorë shtetërorë, mes të tjerash.
Kontakt:
Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
Rr.”Abdyl Frasheri”, P.10/1, Tirana, Albania P.O Box 2418
Tel/Fax: +355 4 22 555 14 | +355 69 61 20 169
Numri Jeshil pa pagesë: 0800 18 18
Email: gadc@gadc.org.al
Website: https://gadc.org.al/
Na ndiqni në rrjetet sociale:
Disclaimer
All rights to this work, including copyright, are owned by the Westminster Foundation for Democracy Limited (WFD) and are protected by applicable UK and international laws. This work cannot be copied, shared, translated into another language, or adapted without prior permission from the WFD.
All rights reserved.
The information and views set out in this report are those of the author(s) and do not necessarily reflect the official opinion of WFD, its funders, or the UK Government. Neither WFD nor any person acting on its behalf may be held responsible for the use which may be made of the information contained therein.
Disclaimer
Të gjitha të drejtat për këtë dokument, përfshirë të drejtat e autorit, janë në pronësi të Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD) dhe mbrohen nga ligjet e zbatueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe ato ndërkombëtare. Ky dokument nuk mund të kopjohet, ndahet, përkthehet në një gjuhë tjetër, apo të përshtatet pa leje paraprake nga WFD.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Informacioni dhe pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionin zyrtar të WFD-së, financuesve të saj apo Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. As WFD dhe as ndonjë person që vepron në emër të saj, nuk mund të mbahet përgjegjës për përdorimin që mund t’i jetë bërë informacionit që ai përmban.